Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se sot biznese malishevase në koordinim me komunën kanë dhuruar pako ushqimore për të prekurit nga vërshimet në komunën e Skënderajt, raporton Fol Drejt.
“Situata e rënduar si pasojë e vërshimeve që ditë më parë përfshiu disa qytete në Kosovë, në masë më të madhe Skenderajn, ka prekur tej mase edhe shpirtin e mirë të qytetarëve dhe bizneseve të Komunës së Malishevës, që në koordinim me Komunën tonë kanë nisur një aksion të grumbullimit të disa pakove ushqimore dhe higjenike, që sot i kemi dërguar në Skenderaj”, shkroi Kastrati në Faebook.
Ai shtoi se është tejet i lumtur me ekipen organizative dhe në përgjithësi me qytetarët dhe bizneset malishevase që u bënë pjesë e këtij aksioni për të mbështetur familjet e prekura, dhe uroi që jo vetëm Skënderaj, por askush të mos jetë në të ardhmen i rrezikuar nga fatkeqësi të tilla natyrore. /FolDrejt/