Me këtë rast policia ka kryer bastisje në shtëpinë dhe objekte përcjellës – prona të tij, me ç’rast ka asgjësuar 4000 mijë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
“Me datë 15.07.2022, njësitë kompetente policore pas trajtimit të informatave sipas procedurave të parapara, kanë dalur në lokacionin e lartëcekur, me ç’rast kanë identifikuar 2720 bimë narkotike të mbjellura të llojit Kanabis Sativa. Në lidhje me rastin është bërë arrestimi i një personi të dyshuar me iniciale A.M mashkull/kosovar ku dhe është kryer një bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e tij”.
Mes tjerash, gjatë bastisjes aty janë konfiskuar edhe gjëra tjera.
“Gjatë kryerjes së bastisjes në pronat e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar: Katër fishekë kalibër i panjohur, një automjet/kombi me targa vendore, preparate që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike”.
“Po ashtu gjatë kontrollimit të terrenit jashtë shtëpisë së personit të dyshuar, në një parcelë tjetër
janë gjetur edhe 928 bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa dhe 624 bimë të vogla narkotike
(rasad) po ashtu të llojit të njëjtë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me rastin me urdhër të prokurorit kompetent, personi i dyshuar i arrestuar është dërguar në mbajtje, ndërsa bimët e dyshuara janë hequr dhe asgjësuar dhe një sasi prej tyre janë marrë për ekzaminim, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./KlanKosova/