Një person ka përfunduar në pranga të policisë pas dyshimeve se ka kanosur bashkëshorten e tij.
Rasti ka ndodhur në Malishevë, me datën 5 dhjetor, rreth orës 14:30, transmeton Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një rasti “Dhunë në familje”, ka kanosur me vrasje bashkëshorten ose do ta mbysë vetëvetën. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh./FolDrejt/