Një rast i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur në komunën e Malishevës, me ç’rast janë vjedhur tre kompjuterë.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 08:50, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit bëhet e ditur se ka qenë vetë viktima që ka raportuar vjedhjen e tre kompjuterëve bashkë me pajisje përcjellëse.
Lidhur me rastin policia ka identifikuar katër të dyshuar, të cilat i ka shoqëruar në stacionin policor dhe prej të cilëve ka sekuestruar gjësendet e vjedhura.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, rasti kalon në procedurë të rregullt./FolDrejt/