Dy persona janë dërguar në mbajtje për shkak të një përleshjeje fizike mes tyre, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Lladroc të Malishevës, mbrëmë, rreth orës 19:00.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se përleshja ka ndodhur për shkak të një kontesti pronësor.
Të dyshuarve u është ofruar tretmani mjekësorë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.