Një person ka mbetur i vdekur pasi u qëllua për vdekje nga një person tjetër.
Siç bën të ditur policia, rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 09:50, në Malishevë, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion./FolDrejt/