Një person ka përfunduar në pranga nën dyshimet për dhunë familjare, përcjell Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Malishevë, mbrëmë, rreth orës 20:40.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se arrestimi i të dyshuarit mashkull kosovar është bërë pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij viktimave kosovarë.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.