Dyshohet se një grua ka ndërruar jetë si pasojë e një trajtimi të pandërgjegjshëm mjekësor, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në komunën e Malishevës, rreth orës 13:00 të ditës së djeshme.
Siç njofton policia, lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ka ndërruar jetë.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.