Vedat Muriqi dëshrion të qëndrojë në La Liga dhe të mbajë veshur fanellën e Mallorcas.
Sipas “OkDario” lojtari dhe klubi spanjoll kanë arritur marrëveshjen mes tyre për 4 vitet e ardhshme, por tashmë gjëja më e vështirë mbetet arritja e marrëveshjes me klubin që zotëron të drejtat e tij, Lazion, i cili do të ishte i gatshëm të zbriste në 10 milionë euro çmimin e lojtarit, klauzola e blerjes së të cilit ishte 12 milionë euro.
Lazio i ka dhënë dritën jeshile drejtuesve të Mallorcas që të bëjnë përpjekje maksimale për blerjen e plotë të kartonit të Muriqit, por duket e vështirë të arrihen ato dhjetë milionë që lacianët i kërkojnë dhe kjo do të përbënte nënshkrimin më të shtrenjtë në historinë e klubit, shumë më tepër se gjashtë milionë euro që iu paguan në verën e vitit 2001 Real Madridit për 50 për qind të të drejtave të Samuel Eto’o-s./FolDrejt/