Sipas Fabrizio Romanos, Malo Gusto ka përfunduar testet mjekësore si lojtar i ri i Chelsea, pasi ka arritur në Londër sot herët në mëngjes, shkruan Fol Drejt.
“Kuptohet se Malo Gusto ka përfunduar testet mjekësore si lojtar i ri i Chelsea, pasi zbarkoi në Londër herët në mëngjes”, shkroi Romano në Twitter.
Romano tha se Gusto do të nënshkruajë kontratë deri në qershor 2029 dhe Chelsea do të paguajë një tarifë afër 30 milionë euro.
Megjithatë, ai tha se Malo Gusto do t’i bashkohet Chelseat vetëm në korrik, duke qëndruar në OL deri në fund të sezonit. /FolDrejt/