Kryetari i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka njoftuar sot se Malta do të marrë kryesimin e asaj organizate në vitin 2024.
Atë vendim e ka marrë Këshilli i Ministrave gjatë samitit të organizatës në Shkup, ka shkruar Osmani në rrjetin social X.
Samiti i 30-të i OSBE-së u ndoq nga 70 delegacione nga 57 vende, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit të SHBA Anthony Blinken dhe Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov.