Malta mori sot presidencën njëvjeçare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nga Maqedonia e Veriut, ndërsa detyrat e kryesuesit do t’i kryejë shefi i diplomacisë, Jan Borg.
Borg do të marrë zyrtarisht presidencën e Maltës në takimin e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë më 25 janar.
“Megjithëse është një nder i madh të marr kryesimin e OSBE-së për vitin 2024, Malta gjithashtu e ka marrë këtë rol me një ndjenjë të thellë përgjegjësie dhe detyre”, tha Borg sot.