Një person ka gjetur municon të pashpërthyer në Mamushë, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 17:50.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se ankuesi kosovar ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë në baltë ka gjetur municion të pashpërthyer.
Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësiti për deminim që i ka tërhequr 195 copë fishekë të kalibrit 5.6mm të prodhuara në vitin 1912.
Nuk është raportuar për ndonjë incident.