Manchester City po kërkon të nënshkruajë me mesfushorin e Chelseat, Mateo Kovacic, sipas The Daily Mail, transmeton Goal, përcjell Fol Drejt.
Kovacic, 29, thuhet se do të largohet nga Stamford Bridge dhe do të jetë i hapur për t’u bashkuar me Cityn, me Pep Guardiolën një admirues të madh të tij.
Me Mauricio Pochettino gati për t’u bërë trajner i ri i Chelseat, klubi mund të humbasë një mori talentesh pasi ata kërkojnë të mbledhin fonde dhe të balancojnë rezervat pas 600 milionë funtesh shpenzime në dritaret e fundit të transferimeve. /FolDrejt/