Manchester United ka treguar interes për nënshkrimin e mbrojtësit të Bayern Munich, Benjamin Pavard sezonin e ardhshëm, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Kontrata e Pavard me klubin e tij aktual zgjat deri në vitin 2024 dhe lojtari ende nuk ka zhvilluar bisedime me gjigantët e Bundesligës për një zgjatje të kontratës.
Me vetëm një vit për të përfunduar kontratën e tij pas këtij sezoni, Bayern Munich mund të tundohet ta shesë atë nëse marrin ofertën e duhur nga Djajtë e Kuq. /FolDrejt/