Man United ka qenë i lidhur me një lëvizje për mbrojtësin e AS Monaco, Axel Disasi në javët e fundit, sipas Football Insider, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Disasi, 25 vjeç, thuhet se dëshiron të largohet nga Monaco gjatë verës dhe mund të jetë në dispozicion për rreth 40 milionë funte.
Reprezentuesi francez ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij aktuale dhe gjithashtu ka fituar interes nga Chelsea dhe Man City. /FolDrejt/