Manchester United është i përgatitur të aktivizojë klauzolën e lirimit në kontratën e portierit të Porto, Diogo Costa këtë verë, sipas gazetës portugeze A Bola, përcjell Fol Drejt.
A Bola pretendon se Costa mund të jetë rrugës për në Old Trafford gjatë afatit kalimtar të ardhshëm. 23-vjeçari thuhet se ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për Porton. Ai ‘pritet’ të kalojë në Premier League me Unitedin gati të paguajë klauzolën e tij të blerjes prej 75 milionë euro.
Ndërkombëtari portugez shihet si një pasardhës i mundshëm afatgjatë i David de Gea, e ardhmja e të cilit në klub mbetet e pasigurt. /FolDrejt/