Sipas The Sun, Manchester United është i bindur se do të nënshkruajë me Harry Kane këtë verë nëse Tottenham Hotspurs dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Reprezentuesi anglez është lidhur me një lëvizje te rivalët e tij në Premier League për disa sezone, dhe ai më në fund mund të largohet nga klubi i Londrës veriore këtë vit.
Man United është ndër kërkuesit e tij dhe The Sun pretendon se klubi ka kontaktuar me agjentin e lojtarit nëpërmjet një pale të tretë. Dhe se janë inkurajuar nga përgjigja pozitive.
Ekziston gjithashtu shpresa që skuadra e Antonio Contes mund të ulë çmimin e kërkuar prej 100 milionë funtesh, duke pasur parasysh se kontrata e Kane do të skadojë në fund të sezonit të ardhshëm. /FolDrejt/