Manchester United do të heqë dorë nga përpjekjet për të transferuar Harry Kane dhe në vend të kësaj do të transferojnë Rasmus Hojlund të Atalantas, sipas Football Insider, përcjell Fol Drejt.
Djajtë e Kuq duan të përfundojnë shpejt nënshkrimin e një sulmuesi të ri, por kanë frikë se do të jetë e vështirë të bindin Spurs të ndahen me Kane.
Hojlund shihet si një objektiv transferimi më i lehtë i arritshëm, i cili pritet të kushtojë rreth 52 milionë funte. /FolDrejt/