Manchester United është gati të ndajë rrugët me Harry Maguire këtë verë nëse ndonjë klub pranon të përputhet me çmimin e kërkuar prej 50 milionë funte të vendosur nga Djajtë e Kuq, sipas Manchester Evening News.
Disa klube të Premierligës si Tottenham, West Ham dhe Newcastle kishin shfaqur më herët interes për nënshkrimin e mbrojtësit, por tani mbetet për t’u parë nëse ata do të paguajnë një çmim kaq të lartë për ndërkombëtarin anglez./FolDrejt/