Lazio ka vendosur një çmim 105 milionë funte për objektivin e Manchester United, Sergej Milinkovic-Savic, shkruan The Sun, përcjell Fol Drejt.
Kontrata e mesfushorit serb skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe ai është vendosur për bisedime të vështira me ekipin e Serie A për të diskutuar të ardhmen e tij.
Lazio ka vendosur një çmim prej 105 milionë funte për “kokën” e Sergej Milinkovic-Savic.
United, Liverpool dhe Juventus thuhet se janë të interesuar për nënshkrimin e 27-vjeçarit.
Megjithatë, presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka insistuar tani që çmimi i Milinkovic-Savic do të rritet çdo muaj ndërsa ai përpiqet të shmangë interesimin e klubeve tjera.
Ai i tha Il Messaggero: “Nuk kam asnjë marrëveshje me agjentin e tij [Mateja] Kezman për ta shitur atë te Juventusi apo dikush tjetër në dimër.
“Përkundrazi, ai tani vlen 120 milionë euro [105 milionë funte], jo 100 milionë [88 milionë funte]. Çdo muaj çmimi rritet.” /FolDrejt/