Manchester United ka marrë një nxitje të madhe për nënshkrimin me mesfushorin e Real Sociedad, Martin Zubimendi, i cili preferon të luajë në Premier League, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Përparimi i tij i shpejtë ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve spanjollë të Barcelonës, por tani pretendohet se lojtari po synon një kalim në ligën angleze, megjithëse ai i ka thënë “jo” një lëvizjeje te Arsenali këtë dimër.
Zubimendi, i cili ka një klauzolë blerjeje me vlerë 60 milionë euro në kontratën e tij, është i fokusuar të qëndrojë me Sociedad deri në verë para se të ndërrojë klubin. /FolDrejet/