Manchester United ka identifikuar Diogo Costa të FC Porto si zëvendësuesin e David De Geas, por nuk është i gatshëm të paguajë çmimin e kërkuar prej 75 milionë eurosh të klubit, sipas A Bola, përcjell Fol Drejt.
Erik ten Hag dihet se është një admirues i portierit portugez i cili ka mbajtur 20 porta të pastra në 41 paraqitje këtë sezon. Costa ka kontratë me Porton deri në vitin 2027. /FolDrejt/