Sipas The Telegraph, bisedimet për kontratën e Manchester United me Marcus Rashford janë duke bërë progres solid, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Djajtë e Kuq po bëjnë përparim në bindjen e anglezit për të nënshkruar një kontratë të re afatgjatë. Me kontratën e re, Rashford pritet të bëhet lojtari më i paguar i klubit, me pagën e tij të ngjashme me pagën aktuale të David de Geas prej 375,000 funte në javë.
Erik ten Hag dëshiron që Rashford të nënshkruajë një kontratë të re dhe shpreson ta integrojë atë së bashku me Harry Kane në Old Trafford sezonin e ardhshëm. Man United po përgatitet të bëjë një ofertë për kapitenin e Tottenham Hotspur, i cili pritet të kushtojë të paktën 100 milionë funte. /FolDrejt/