Manchester United po shqyrton një përpjekje për të rrëmbyer cakun e Arsenalit, Declan Rice me një ofertë lojtar plus para, e cila mund të përfshijë Harry Maguire ose Scott McTominay, raporton The Telegraph, përcjell Fol Drejt.
Oferta e dytë e Topçinjve prej 90 milionë funtesh për mesfushorin anglez, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me Bayern Munich dhe Manchester City, u refuzua nga Hammers të martën – dhe United tani mund të përpiqet të mposhtë rivalët e tyre në garën për nënshkrimin e tij. /FolDrejt/