Sulmuesi i kombëtares angleze është një objektiv kryesor për të dy klubet, por kuptohet që Djajtë e Kuq janë duke e kryesuar këtë garë.
Ish-anësori i Manchester Cityt është një objektiv si për Frank Lampard ashtu edhe për Ole Gunnar Solskjaer por kuptohet se United aktualisht është një hap para për 20-vjeçarin.
Sidoqoftë, afati kalitmar veror ende nuk dihet se kur do e hapet për arsye të pezullimit të ligave për shkak të Covid-19, ekziston mundësia që situata të ndryshojë dhe kuptohet se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje me asnjë klub për shitjen e Sancho.
Dortmund kërkon 130 milion € për Sancho dhe shefi ekzekutiv i tyre Hans-Joachim Watzke ka paralajmëruar se ata nuk do të jenë të gatshëm të pranojnë një ofertë me të ulët për anësorin.