Thashethemet rreth qendërmbrojtësit të RB Leipzig, Joško Guardiol kanë qenë të nxehta ditët dhe javët e fundit, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Manchester City kohët e fundit bëri një ofertë prej 100 milionë euro për lojtarin, por një raport nga Sky Germany dje deklaroi se RB Leipzig nuk ishte i gatshëm të linte mbrojtësin e tyre të largohej, pasi ai ka një kontratë deri në vitin 2027.
Megjithatë, një raport i ri nga Foot Mercato – i njëjti medium që deklaroi se City kishte një ofertë prej 100 milionë euro gati – thotë se City ka rishikuar ofertën e tyre dhe ka bërë një “ofertë astronomike” për Gvardiol.
Vetë Pep Guardiola ka folur me lojtarin dhe City është gati të ofrojë 110 milionë euro për qendërmbrojtësin kroat. Marrëveshja do të përfshijë një bonus shitjeje prej 20% për RB Leipzig. City dëshiron të përfundojë nënshkrimin në janar, por dëshiron që lojtari të përfundojë sezonin me klubin gjerman dhe më pas t’i bashkohet ekipit nga Manchesteri sezonin e ardhshëm. /FolDrejt/