Sipas një raporti të fundit nga The Sun, zyrtarët e Manchester City besojnë se Jude Bellingham mund të zgjedhë të luajë në Etihad Stadium verën e ardhshme për shkak të apelit të punës me Pep Guardiolën, shkruan Goal, transmeton Fol Drejt.
City beson se nënshkrimi i Bellingham do të ishte ‘ideal’ për të ardhmen e mesfushës së tyre që ka të ngjarë të humbasë Ilkay Gundogan falas në fund të sezonit.
Jo vetëm kaq, Kevin De Bruyne tani është në anën e gabuar të të 30-tave dhe e ardhmja afatgjatë e Bernardo Silva është e pasigurt për momentin.
I njëjti raport thotë se Cityzens nuk do të hezitojnë të thyejnë rekordin e transferimit të klubit.
Mesfushori 19-vjeçar i Dortmundit nuk ka asnjë klauzolë lirimi në kontratën e tij dhe City është gati të shmangë çdo konkurrencë duke paguar një tarifë që, sipas të gjitha gjasave, do të shkojë në 100 milionë funte./FolDrejt/