Mbrojtësi i Manchester Cityt, Nathan Ake, pritet të marrë një rritje masive prej 50% në ofertën e kontratës së re që po përgatitet për holandezin, raporton Goal, përcjell Fol Drejt.
Pagat javore të Ake do të rriten nga 80,000 £ në 120,000 £ pasi Cityzens janë të prirur ta shpërblejnë 28-vjeçarin për paraqitjet e tij të shkëlqyera gjatë sezonit, gjë që e ka bërë atë një anëtar të shquar të vijës së pasme të Pep Guardiolës. /FolDrejt/