Periudha dhjetëvjeçare e hetuar nga hetuesit e Premier Leagues ndaj Manchester Cityt, fsheh shumë parregullsi. Njëri është tashmë i theksuar nga mediat angleze dhe ka të bëjë me ish-trajnerin e skuadrës kampione, Roberto Mancini.
Italiani, i cili tani drejton kombëtaren italiane, me të cilën është edhe kampion i Evropës, thuhet se është paguar nga dy anë gjatë kohës që ishte në krye të Manchester Cityt. Nëse raportet e mediave janë të vërteta, atëherë thuhet se Manchester City do t’i paguajë Mancinit 1.45 milionë funte në vit. Pjesa tjetër, sa 1.75 milionë funte, ia ka paguar Mancinit, Al-Jazira nga Abu Dhabi!
Në këtë mënyrë, City tregoi një pagë më të ulët dhe nga ana tjetër Mancini i justifikoi të ardhurat e tij nga Al-Jazira duke thënë se ishte një lloj konsulenti i klubit. Sipas Al-Jazira, kompania e Mancinit lëshonte një faturë çdo tre muaj.
Kujtojmë se Mancini ende nuk i ka hedhur poshtë këto akuza, transmeton Fol Drejt.