Sipas El Nacional, Manchester City shpreson të joshë mesfushorin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham në Etihad për të zëvendësuar mesfushorin në largim, İlkay Gündoğan, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Bellingham po monitorohet nga shumë klube, përfshirë Real Madridin dhe rivalët e ligës së Manchester Cityt, Liverpool, të cilët shpresojnë ta nënshkruajnë me të verën e ardhshme. Raportohet se dy klubet janë të shqetësuara se City mund t’i kalojë në garën për të siguruar nënshkrimin me mesfushorin anglez. /FolDrejt/