Sipas Football Insider, Manchester City ka një avantazh ndaj Chelseat për nënshkrimin e mesfushorit të Southampton, Romeo Lavia për shkak se ata kanë një klauzolë kthimi prej 40 milionë funtesh, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Lavia ka shkëlqyer për Southampton këtë sezon, pavarësisht se klubi është në rrëmujë. Chelsea thuhet se do të duhet të paguajë më shumë për ta bindur atë që t’i zgjedhë ata mbi ish-skuadrën e tij dhe përpara se klauzola të aktivizohet verën e ardhshme. /FolDrejt/