Manchester City i është bashkuar Arsenalit dhe Chelseat në garën për të nënshkruar me futbollistin e Leeds United, Wilfried Gnonto, raporton Gazzetta dello Sport.
Leeds rrezikon të bjerë nga kategoria këtë sezon, gjë që mund ta shtyjë klubin të shesë një nga të rinjtë e tij më premtues. Megjithatë, ata do të kërkojnë 30-40 milionë euro, transmeton Fol Drejt.