Fichajes ka raportuar se menaxheri i Manchester City dëshiron që klubi i tij të nënshkruajë me Alexis Mac Allister për të zëvendësuar Ilkay Gundoganin i cili tashmë është në moshë.
Mesfushori gjerman është në prag të largimit nga Mançesteri, andaj, raporti sugjeron se menaxheri spanjoll Pep Guardiola dëshiron që Mac Allister të jetë pishtari i Cityt pas Gundoganir.
Mesfushori i Brighton i bëri përshtypje botës me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme në Kupën e Botës, duke e udhëhequr Argjentinën drejt fitores së trofeut në Katar, transmeton Fol Drejt.