Mykhaylo Mudryk është ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë tani për tani, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Ylli 21-vjeçar ukrainas ka shënuar 7 gola dhe 7 asistime në 12 ndeshje në këtë sezonë. Shumë klube të mëdha janë duke luftuar për nënshkrimin e tij.
Zëvendës drejtori sportiv i Shaktar Donetsk, Carlo Nicolini, ka konfirmuar interesimin nga dy klube të Premierligës. Duke folur për Calciomercato përmes SkySports, Nicolini përmendi Arsenalin dhe Manchester Cityn si dy klubet që kanë treguar interes për lojtarin, duke sugjeruar gjithashtu se mund të ketë edhe klube të tjera të përfshira. /FolDrejt/