Manchester City po punon për të mbyllur një tjetër transferim të rëndësishëm, pas blerjes së Erling Haaland nga Borussia Dortmund.
“Qytetarët” kanë piketuar një mesfushor në Premier League, Kalvin Phillips të Leeds United. Ai ka spikatur me klubin e tij dhe kombëtaren e Anglisë, gjë që nuk ka kaluar pa u vënë re.
Kampionët e Premier League janë të bindur se Leeds do të heqë dorë nga ylli i mesfushës për 45-50 milionë paund, ndaj edhe janë optimistë që do ta mbyllin me sukses këtë operacion në merkato.
Ata besojnë se edhe vetë lojtari do të shtyjë që Leeds ta shesë dhe të nisë një etapë të re në karrierën e tij./FolDrejt/