Sipas 90min, Manchester City po planifikon një nënshkrim të bujshëm për verën e ardhshme pasi synon të nënshkruajë me anësorin e Arsenalit, Bukayo Saka, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
City është i gatshëm ta bëjë Sakëan lojtarin më të paguar në stadiumin Etihad dhe ka pasur një interes aktiv për lojtarin, situata e kontratës së të cilit me Arsenalin është zvarritur për më shumë se një vit.
Me kontratën e Sakas me Topçinjtë që skadon në vitin 2024, City mund të bëjë një përpjekje të madhe për të joshur 21-vjeçarin e kombëtares angleze. /Fol Drejt/