Manchester United e ka bërë Harry Kane objektivin e tyre numër një në afatin kalimtar të ardhshëm. Sipas Mirror, United ka prioritet nënshkrimin e sulmuesit të Tottenham, Harry Kane këtë verë dhe janë favoritët për nënshkrimin e kapitenit të Anglisë me Bayern Munich që heziton të përfshihet në një luftë ofertash.
29-vjeçari po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me Spurs dhe ka paqartësi nëse ai do të nënshkruajë një marrëveshje të re me klubin e Londrës së Veriut.
Spurs mund të detyrohet ta shesë atë këtë verë për të shmangur rrezikun e humbjes së tij falas vitin e ardhshëm./FolDrejt/