Manchester United dhe Barcelona ishin të dy të interesuar për nënshkrimin e mbrojtësit belg Thomas Meunier në verë, sipas Fabrizio Romano nëpërmjet Caughtoffisde, transmeton Fol Drejt.
Gazetari shkroi, “Të dyja, Barcelona dhe Manchester United ishin të interesuar për Thomas Meunier gushtin e kaluar, por nuk kishte asnjë shans për të rënë dakord për një marrëveshje me Borussia Dortmund. Problemi nuk ishte në anën e lojtarit, por në anën e klubit, pasi BVB donte ta mbante atë”, transmeton Fol Drejt.