Sipas Calciomercatoweb, AS Roma do të pranojë një ofertë në rangun prej 80 milionë euro për objektivin e Manchester United, Tammy Abraham në verë, raporton Goal, përcjell Fol Drejt.
Me formën jokonsistente të Anthony Martial dhe të ardhmen e pasigurt të Marcus Rashford, Manchester United po kërkon të shtojë një tjetër sulmues në skuadrën e tyre, me Abrahamin që thuhet se është lartë në listën e kandidatëve. /FolDrejt/