Manchester United ka mposhtur rivalin e qytetit, Manchester Cityn me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 29-të të Premierligës.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Anthony Martial në minutën e 30-të të ndeshjes, pas një asisti të bukur nga Bruno Fernandes.
Rezultatin e dyfishoi McTominay në minutat shtesë të ndeshjes.
Më shumë se Manchesterit, kjo fitore i konvenon Liverpoolit që iu afrua festa edhe më afër.
Manchester City mbetet në vendin e dytë në tabelën e Premierligës me 57 pikë, 25 pikë më pak se Liverpooli që javën tjetër mund të shpallet kampion.
Manchester United ngjitet në vendin e pestë me 45 pikë, tri më pak se Chelsea në vendin e katërt. /IndeksOnline/