Manchester United po kërkon të përforcojë më tej mbrojtjen e tyre për sezonin e ardhshëm dhe sipas raporteve ata kanë përzgjedhur qendërmbrojtësin e Napolit Kim Min-jae si një nga objektivat që ata do të kërkojnë të nënshkruajnë, raporton Goal, përcjell Fol Drejt.
Tani raportet sugjerojnë se Manchester United është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit prej 42 milion funtesh të mbrojtësit të Koresë së Jugut, e cila do të jetë aktive për 15 ditë në afatin e ardhshëm të transferimeve. /FolDrejt/