Mirror ka raportuar se Manchester United po kërkon të heqë qafe gjashtë lojtarë në mënyrë që të lehtësojë transferimin e Harry Kane dhe Declan Rice.
Manchester United po kërkon të forcojë skuadrën e tyre nën drejtimin e Erik ten Hag dhe mendojnë se dyshja angleze mund të shërbejë shumë mirë në këtë aspekt.
Klubi anglez po kërkon të shkarkojë Harry Maguire, Anthony Martial, Scott McTominay, Donny van de Beek, Eric Bailly dhe Alex Telles për të sjellë para për të financuar transferimin, transmeton Fol Drejt.