Mbrojtësi anglez, Harry Maguire, është bërë i padëshiruar te Manchester United. Lojtari që u soll për 87 milionë euro në 2019-ën. Problemi është se Maguire ka një pagë të madhe dhe një kontratë deri në vitin 2025 dhe Erik ten Hag do ta ketë të vështirë ta heqë qafe atë.
Mediat angleze shkruajnë se kjo është arsyeja pse drejtuesit e United i kanë ofruar Maguire 10 milionë euro për të shkëputur kontratën dhe për të gjetur një klub të ri. Por, Talk Sport raporton se përfaqësuesi anglez nuk dëshiron ta pranojë një ofertë të tillë dhe se për këtë arsye trajneri i United është zemëruar. Largimi i Maguire do ta lironte ekipin nga pagat e tij të mëdha, kështu që Ten Hag mund të gjejë edhe disa përforcime të mundshme për sezonin e ardhshëm.
Holandezi ka arritur të përmirësojë ndjeshëm lojën e United që kur u bashkua me klubin, dhe lëvizjet e tij kryesore ishin largimi i Cristiano Ronaldos dhe Harry Maguire nga formacioni fillestar. United e përfundoi sezonin në vendin e tretë në Premier League, transmeton Fol Drejt.