Manchester United dëshiron të forcojë mesfushën e tyre përpara sezonit të ardhshëm dhe po përpiqet të nënshkruajë me yllin e Juventusit, Adrien Rabiot, i cili do të jetë në dispozicion falas pasi kontrata e tij me Zonjën e Vjetër skadon këtë verë, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Djajtë e Kuq thuajse kishin nënshkruar me francezin verën e kaluar, por nuk arritën ta përfundonin transferimin. Megjithatë, menaxheri i United, Erik ten Hag tashmë ka vendosur kontakte me mesfushorin, sipas L’Equipe. /FolDrejt/