Sipas një raporti nga Express, Manchester United ka vendosur një çmim prej 120 milionë funtesh për magjistarin e tyre Marcus Rashford, i cili ka tërhequr interes masiv nga PSG dhe Real Madrid, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Djajtë e Kuq kanë vendosur një çmim kaq të lartë në numrin 10 të tyre për të shmangur çdo interes nga skuadrat e lartpërmendura.
Rashford ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re me United, megjithëse klauzola për të zgjatur automatikisht kontratën e tij aktuale deri në qershor 2024 është aktivizuar. /FolDrejt/