Sipas Florian Plettenberg, Manchester United po e ndjek nga afër mbrojtësin e RB Leipzig, Josko Gvardiol.
20-vjeçari ka një kontratë me Leipzigun e Gjermanisë deri në vitin 2027, por kjo nuk do t’i ndalojë Djajtë e Kuq që të ndjekin nënshkrimin e të riut.
Ashtu si klubet e tjera të përfshira në garë, Erik Ten Hag dhe kompania duan të sjellin Gvardiol në verën e vitit 2023./FolDrejt/