Manchester United ka dalur me vendim në lidhje me kontratën me Cristiano Ronaldon.
Ekipi ka vendosur të mos e ndërprejë kontratën me futbollistin, transmeton Fol drejt.
Sipas gazetarit të Sky Sport, Florian Plettenberg, klubi nga Mançesteri nuk po mendon ende për ndërprerjen e kontratës me portugezin 37-vjeçar.
Kujtojmë se në minutën e 90-të të ndeshjes me Tottenhamin, Ronaldo u fut sfidues në dhomat e zhveshjes.
Për këtë ai u pezullua nga stërvitja dhe u gjobit./FolDrejt/