Sipas Evening Standard, Manchester United ka mposhtur Chelsean në garën për nënshkrimin e mbrojtësit të majtë të Watford, Harry Amass, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Klubi i Manchesterit është në bisedime të avancuara me 16-vjeçarin dhe së fundmi ka arritur një përparim në negociata. Amass ka zgjedhur akademinë e United mbi atë të Chelsea-t për të çuar më tej zhvillimin e tij. /FolDrejt/