Sipas gazetarit Ben Jacobs, Manchester United është ndër klubet që kohët e fundit ka skautuar lojtarin e Benficas, António Silva, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
“Silva ka kontratë deri në vitin 2027 me një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh. Real Madrid, Liverpool, Dortmund, Napoli dhe Manchester United janë ndër klubet që kohët e fundit kanë dërguar skautët për të parë Silvan duke luajtur”, ka thënë Jacobs në rubrikën e tij për CaughtOffside.
“Por ende nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Është normale të shikosh lojtarë të rinj në këtë fazë të sezonit dhe do të duhet kohë përpara se të bëhet e qartë nëse ndonjë klub do të lëviz”. /FolDrejt/